Top Channel 2m

Tentoi t’i ikte policisë me vrap, arrestohet 20-vjeçari në Lezhë, i gjenden armë dhe drogë në makinë

Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë në qytetin e Lezhës, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë dhe dyshohet se posedonte 600 gramë Cannabis Sativa me qëllim shitjen. Policia e Lezhës bëri të ditur se arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Reagimi”, të finalizuar nga Seksioni pë»»»

top-channel.tv
Top Channel 2m

Shpërthimi i bombolës së gazit që shkatërroi disa apartamente dhe la pas dy viktima, mbërrijnë ekspertët për vlerësimin e ndërtesës në Elbasan 

Kanë mbërritur ekspertët e institutit të ndërtimit në pallatin në Elbasan, i cili një ditë më parë u dëmtua rëndë pas shpërthimit të një bombole gazi në një prej apartamenteve. Ekspertët do të bëjnë vlerësimin e ndërtesës, në të cilën kati i katërt u shemb dhe ra në katin e tretë, por duke shkaktua»»»

top-channel.tv
ATA- Albanian Telegraphic Agency 11m

Shpërthimi në pallatin në Elbasan dyshohet nga gazi, gjendet trupi i pajetë i 69-vjeçarit

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Policia e Elbasanit njoftoi sot se është gjetur trupi i pajetë i 69-vjeçarit që mbeti nën rrënoja pas shpërthimit në një pallati në Elbasan. Në vijim të informacionit të dhënë dje, për zjarrin në katin e tretë të pallatit në lagjen “Qemal Stafa”, policia informon se pas disa»»»

ata.gov.al
ATA- Albanian Telegraphic Agency 11m

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve në Tiranë, vendosen 31 masa administrative

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Policia e Tiranës vendosi 31 masa administrative ndaj protestuesve të cilët një ditë më parë bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve. Policia njoftoi se në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 31 pro»»»

ata.gov.al
Shqiptarja 15m

Progres-raporti i KE, Tabaku: Nuk ka fonde të Bashkimit Europian pa institucione dhe pa vlerat e BE-së! Kemi nevojë për një reformë tërësore se si funksionon shteti (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka komentuar progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë. Ajo nënvizoi se dokumenti evidenton problematika që lidhen me korrupsionin, funksionimin e institucioneve, lirinë e medias dhe shtetin e së drejtës. Sipas saj, raporti kërkon më shumë »»»

shqiptarja.com
24-ore 23m

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

Nga Fatos Çoçoli “Bluenami(cunami blu)” është një cilësim i përdorur dje nga mediat e majta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të karakterizuar fitoren e shumicës në Kongresin Amerikan, të Partisë Demokratike amerikane ndaj Partisë Republikane të Presidentit Donald Trump, në zgjedhjet e 4 nënt»»»

24-ore.com
24-ore 23m

Kur teoritë konspirative bëhen armë kundër protestës: në Shqipëri mund të jesh gjithçka, përveçse qytetar i lirë

Në Shqipëri, me sa duket, mund të jesh gjithçka: grek, serb, rus, iranian, antiamerikan, antizionist, sorosian, erdoganist, marksist, antifashist apo agjent i qeverisë. Vetëm qytetar i lirëdhe i pavarur nuk të lejohet të jesh. Ky është absurdi që ka shoqëruar Revolucionin e Flamingove, protestën qy»»»

24-ore.com
Telegrafi 24m

Dyfishohen rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit 2026

Policia e Kosovës ka raportuar 38 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt gjatë muajit tetor 2026, krahasuar me 19 raste në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas raportit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, nga 38 rastet e raportuara këtë vit, 23 kanë ndodhur në Ferizaj,»»»

telegrafi.com
Top Channel 26m

Nga bllokimi i rrugës te mosbindja ndaj policisë, 33 persona gjobiten pas protestës

31 persona janë gjobitur me nga 5 mijë lekë secili, pasi bllokuan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Ndërkohë, dy persona të tjerë janë proceduar penalisht, pasi nuk iu bindën urdhrit të policisë për të paraqitur dok»»»

top-channel.tv
Shqiptarja 32m

6 vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së organizon aktivitet simbolik para Zyrës së Bashkimit Evropian

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla ka njoftuar se me rastin e përvjetorit të arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nesër do të organizohet një aktivitet simbolik në Prishtinë. Syla ka bërë të ditur se aktiviteti do të mbahet pa»»»

shqiptarja.com
Telegrafi 36m

Gjorgjievski: 3500 fidanë të rinj në Shkup, 6000 deri në fund të sezonit

Bashkia e Shkupit ka filluar një fushatë të madhe për të mbjellë 3,500 fidanë në të gjithë Shkupin, gjë që do të rikthejë gjelbërimin dhe hapësirat publike të gjelbra. Siç thotë kryetari i Bashkisë, Orce Gjorgjievski, deri në fund të sezonit të mbjelljes, do të jenë mbjellë gjithsej 6,000 fidanë të»»»

telegrafi.com
Top Channel 38m

Shpërthimi me dy viktima në pallatin në Elbasan, policia zbardh shkakun e ngjarjes së rëndë

Shpërthimi i fuqishëm dhe zjarri që përfshiu një pallat në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan i morën jetën dy personave, Hamit Ibro, 69 vjeç, dhe Hatixhe Berisha, 82 vjeçe. Trupi i pajetë i 69-vjeçarit u gjet pas disa orësh kërkimesh intensive, rreth orës 00:40. Nga hetimet paraprake dyshohet se shka»»»

top-channel.tv
Top Channel 38m

Gjyqi i themelit ndaj saj dhe Ilir Metës, Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO

Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku në orën 10:00 është planifikuar zhvillimi i seancës gjyqësore në çështjen ku ajo dhe Ilir Meta janë të pandehur. Sipas gazetares Anila Hoxha, në GJKKO do të zhvillohet seanca e themelit, në kuadër të procesit gjyqësor »»»

top-channel.tv
Balkanweb 46m

Lajme jo të mira nga Brukseli

Dje, si në çdo 4 nëntor, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos i paraqiti Komisionit të Punëve të Jashtëme (AFET) të Parlamentit Europian (progres) raportet mbi 10 shtetet që synojnë anëtarësim në Bashkimin Europian dhe një vlerësim të përmbledhur mbi gjendjen e secilit shtetit; ajo e plotësoi vlerësi»»»

balkanweb.com
Top Channel 50m

FOTO/ Ky është 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën e tij në Itali, fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë

Mediat italiane kanë publikuar fotografinë e 21-vjeçarit shqiptar, Eduart Xhani, i cili vrau nënën e tij 39-vjeçare, Meleqe Lusha. Ngjarja e rëndë u shënua dy ditë më parë në shtëpinë e tyre në Chiari të Brescias. Sipas mediave vendase, i riu e qëlloi rreth 10 herë me thikë nënën e tij. Ai më pas u»»»

top-channel.tv
Telegrafi 56m

Si arrihet suksesi në biznes? Krasniqi ka një mesazh për të rinjtë

Kryetari i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Zenun Krasniqi, u ka bërë thirrje të rinjve që ta ndërtojnë suksesin përmes punës së vazhdueshme dhe korrektësisë, duke theksuar se rezultatet afatgjata kërkojnë kohë dhe përkushtim. Në “Përballje Podcast” në Telegrafi, Krasniqi foli për përvojën »»»

telegrafi.com
Telegrafi 1h

Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome

Në vigjilje të 5 nëntorit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mbrëmë së bashku me përfaqësues institucionalë dhe pjesëtarë të komunitetit rom, mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome, në Prizren. Në fjalën hyrëse, Kurti tha se gjuha rome nuk është vetëm çështje e »»»

telegrafi.com
Balkanweb 1h

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite tri projektligje dhe raporti i Auditorit

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila është caktuar të nisë në orën 12:00. Sipas njoftimit të Kuvendit, në rendin e ditës janë paraparë deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve. Deputetët fillimisht do të shqyrtojnë propozime»»»

balkanweb.com
Top Channel 1h

“Çudirat” e zgjedhjeve në SHBA, hera e parë që fiton një homoseksual, një mysliman, një indigjene…

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA sollën fitore të rëndësishme për demokratët dhe disa arritje historike, duke shënuar një refuzim të fortë të votuesve ndaj mandatit të dytë të presidentit Donald Trump. Në Xhorxhia, demokratja Keisha Lance Bottoms fitoi garën për guvernatore, duke u bërë gruaja e par»»»

top-channel.tv
Top Channel 1h

Zbardhet veprimtaria e kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohet 57-vjeçari

57-vjeçari Ndue Ndikaj është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në kultivimin e 78 bimëve narkotike Cannabis Sativa dhe prodhimin e 24 kilogramëve e 240 gramëve kanabis. Ai u identifikua pas disa muajsh hetime me metoda speciale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vil»»»

top-channel.tv
Top Channel 1h

Emri/ Arrestohet 31-vjeçari në Kavajë, dyshohet se vodhi në 3 banesa, 1 dyqan dhe 1 automjet

Pesë raste vjedhjesh të kryera gjatë muajit tetor në Kavajë janë zbardhur nga Policia, ndërsa në pranga ka rënë një 31-vjeçar, i cili ishte shpallur më herët në kërkim për të njëjtën vepër penale. I arrestuari është shtetasi Andi Sterniqi, i cili akuzohet se ka vjedhur sende dhe pajisje në tri bane»»»

top-channel.tv
Shenja 1h

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira, në pjesët lindore do të ketë kushte për shi të lehtë lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, dhe temperaturat e mëngjesit dhe ditës do të variojnë nga 1 deri në 12 gr»»»

shenja.tv
Top Channel 1h

Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon luftën me Iranin: Humbëm zgjedhjet për këtë arsye, sytë nga 2028

Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ka hapur debat për të ardhmen e Partisë Republikane dhe drejtimin që do të marrë lëvizja MAGA pas Donald Trump. Në këtë situatë, zëvendëspresidenti J.D. Vance ka bërë ndërhyrjen e tij të parë të rëndësishme politike, duke kritikuar ndikimin »»»

top-channel.tv
Top Channel 1h

Shtyhet seanca për Adriatik Llallën, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e ish-kryeprokurorit për parashkrimin e dënimit

Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për kërkesën e ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili kërkon parashkrimin e dënimit me dy vite burgim për fshehje pasurie. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 16 nëntor, në orën 08:30. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se gja»»»

top-channel.tv
Telegrafi 1h

Ende pa u bërë 20 vjeçare, shqiptarja Erina Nrecaj merr pozitë drejtuese në Migros në Zvicër

Erina Nrecaj ka shënuar një sukses të rëndësishëm në karrierën e saj profesionale në Zvicër, duke marrë një përgjegjësi të re drejtuese në filialen e Migros Promenade në Rorschach. Pa i mbushur ende 20 vjeç, e reja shqiptare është emëruar zëvendësdrejtuese e filialës, duke shënuar një ngritje të sh»»»

telegrafi.com
Telegrafi 1h

Pas sulmeve në Evropë, Rizaj kërkon nga Kuvendi diskutim për sigurinë kibernetike në Kosovë

Darsej Rizaj, bashkëthemelues i “Shkollës Digjitale” dhe “StarLabs”, ka kërkuar që çështja e sigurisë kibernetike të trajtohet në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Përmes një reagimi publik, Rizaj u ka bërë thirrje deputetëve që të diskutojnë përgatitjen e institucioneve të Kosovës për t'u pë»»»

telegrafi.com
Top Channel 1h

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit, J.D. Vance: Ndikuan lufta në Iran dhe kostot e jetesës

Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, ka komentuar humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, duke identifikuar si dy nga faktorët kryesorë luftën në Iran dhe mungesën e vëmendjes ndaj kostos së jetesës. Në një postim në “X”, Vance u shpreh se përfshirja në konfliktin me Iranin dhe pamu»»»

top-channel.tv
Top Channel 1h

Qarkullonte me pistoletë në Rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari me precedentë kriminalë

Një 49-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap në Rrugën e Elbasanit duke transportuar një pistoletë me municion, me motomjet. Në kuadër të operacionit të koduar “Eksponenti”, policia sekuestroi gjithashtu një jelek antiplumb në banesën e tij. Sipas policisë, i arrestuari ka precedentë të thek»»»

top-channel.tv
Shqiptarja 1h

Një ditë pas progresraportit për Shqipërinë, Rama sot konferencë me ambasadoren e BE-së në Tiranë

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, do të zhvillojnë këtë të enjte një konferencë të përbashkët për mediat. Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim në Kryeministri, konferenca do të zhvillohet në orën 11:30. Një ditë më parë Ko»»»

shqiptarja.com
Shqiptarja 1h

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit, çfarë do të bëjë presidenti amerikan në dy vitet e ardhshme?

Një rosë e çalë apo një dem i tërbuar? A do të jetë Donald Trump i ardhshëm ai çuditërisht i nënshtruari që dje pranoi humbjen dhe madje i përgëzoi demokratët, duke premtuar se do t'ua bllokonte rrugën me vetot e tij, por edhe duke folur për gjetjen e zgjidhjeve të negociuara? Apo, siç ka ndodhur g»»»

shqiptarja.com
Shqiptarja 1h

Skenarët/ Nga hetimet për familjen Trump te një tjetër shkarkim i mundshëm, çfarë pritet të bëjnë demokratët pas marrjes së kontrollit të Kongresit

Demokratët kanë siguruar kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, duke ndryshuar ndjeshëm balancat politike në Uashington dhe duke i krijuar presidentit Donald Trump një përballje të re me opozitën gjatë dy viteve të mbetura të mandatit të tij. Marrja e shumicës në t»»»

shqiptarja.com
Telegrafi 1h

Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë - priten ekspertët e Institutit të Ndërtimit

Pas nxjerrjes së trupit të pajetë të 69-vjeçarit Hamit Ibro, mëngjesin e sotëm kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit që shkatërroi një pallat në Elbasan dhe shkaktoi dy viktima. Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, raporton se ekspertë të Policisë dhe Prokurorisë kanë nisur »»»

telegrafi.com
Telegrafi 1h

Qëndronin të armatosur në një kafiteri, arrestohen tre persona në Gjilan

Tre persona janë arrestuar pasi gjatë një kontrolli në kafiteri në Gjilan u janë gjetur armë pa leje. Sipas një njoftimi të Policisë bëhet e ditur se "Më datën 05.11.2026 me dyshimin për armëmbajtje pa leje është realizuar kontrolle tek tre persona të dyshuar meshkuj kosovar të cilët ishin duke qën»»»

telegrafi.com
Top Channel 1h

Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë, priten ekspertët e Institutit të Ndërtimit

Pas nxjerrjes së trupit të pajetë të 69-vjeçarit Hamit Ibro, mëngjesin e sotëm kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit që shkatërroi një pallat në Elbasan dhe shkaktoi dy viktima. Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, raporton se ekspertë të Policisë dhe Prokurorisë kanë nisur »»»

top-channel.tv
24-ore 1h

Fitorja e Abdul El-Sayed është edhe një fitore e Amerikës që njohim ne emigrantët

Nga Thoma Gëllçi Fitorja e Abdul El-Sayed në garën për Senatin amerikan në Michigan është një ngjarje që shkon përtej rezultatit të një palë zgjedhjeve. Për ne shqiptaro-amerikanët, ajo ka një kuptim të veçantë. Na kujton një nga arsyet kryesore përse kemi ardhur në këtë vend dhe përse shumë prej n»»»

24-ore.com
Top Channel 2h

Adriatik Llalla kërkon parashkrimin e dënimit, Gjykata e Posaçme shqyrton sot kërkesën e ish-kryeprokurorit

Gjykata e Posaçme shqyrton sot kërkesën e ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për parashkrimin e dënimit me dy vite burgim, të dhënë ndaj tij në vitin 2021 për fshehje pasurie. Afro pesë vite pas vendimit të formës së prerë, Llalla kërkon që dënimi të konsiderohet i parashkruar, duke a»»»

top-channel.tv
Balkanweb 2h

Dhuna ndaj studentëve gjatë protestave në Serbi, nisin “pasojat” e para për zinxhirin komandues, arrestohet komandanti i forcave speciale antiterroriste dhe katër efektivë

Komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ) të Serbisë, Igor Zhmiric, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Parë Themelore në Beograd, në kuadër të hetimeve për dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe qytetarëve gjatë protestave kundër qeverisë serbe. Sipas raportimeve të medias serbe No»»»

balkanweb.com
Shqiptarja 2h

‘Lustracion i vonuar’, qeveria e Peter Magyar në Hungari hap ‘dosjet e agjentëve’ 36 vjet pas diktaturës komuniste

4 nëntori është një datë e dhimbshme për Hungarinë. Në këtë datë të vitit 1956, dhjetëra mijëra ushtarë sovjetikë, të mbështetur nga mijëra tanke, hynë në vend dhe shtypën me gjak revolucionin antikomunist. Më pas pasuan dekada diktature. Regjimi njihej me emërtimin ironik "komunizmi i gulashit”, p»»»

shqiptarja.com
EO - Ekonomia Online 2h

Gërxhaliu për buxhetin: Kosova po orienton më shumë mjete drejt mbijetesës sesa zhvillimit ekonomik

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, në një intervistë për Ekonomia Online ka vlerësuar se buxheti i Kosovës për vitin 2027, ndonëse arrin vlerën prej 4.27 miliardë euro, nuk paraqet domosdoshmërisht rritje reale ekonomike, pasi sipas tij, rritja e tij është kryesisht rezultat i inflacionit. Gërx»»»

ekonomiaonline.com
Top Channel 2h

Ministri Hoxha në Bundestagun gjerman: Progres-raporti i Komisionit Evropian, pasqyrë e progresit të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me anëtarët e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian të Bundestagut gjerman. Gjatë takimit, Hoxha u ndal në progresin që Shqipëria ka bërë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, të pasqyruar edhe në Raportin e Pr»»»

top-channel.tv
Shqiptarja 2h

Ndahet nga jeta ish-piloti australian Alan Jones, kampioni i Formula 1 që i dhuroi Williams titullin e parë botëror

Ish-piloti australian i Formula 1, Alan Jones kampion bote në vitin 1980 me skuadrën Williams, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Ai ndërroi jetë të enjten, më 5 nëntor, pas një sëmundjeje të shkurtër, vetëm pak ditë pas ditëlindjes së tij. Lajmi u konfirmua nga bashkëshortja e tij Amanda B»»»

shqiptarja.com
Top Channel 2h

Konfirmohet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh në Elbasan, humb jetën 69-vjeçari

Është konfirmuar viktima e dytë nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e së mërkurës një pallat 5-katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan. Trupi i pajetë i 69-vjeçarit Hamit Ibro është gjetur nën rrënojat e godinës nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura. 69-vjeçari rezult»»»

top-channel.tv
Top Channel 2h

BE lëshon alarmin për sigurinë ushqimore në Shqipëri/ Raport progresi: Probleme me AKU-në, pesticidet dhe laboratorët, rrezik korrupsioni në inspektime

Komisioni Europian ngre shqetësime për sigurinë ushqimore në Shqipëri, duke evidentuar mangësi në funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), kontrollet e produkteve ushqimore, monitorimin e pesticideve dhe kapacitetet laboratorike. Ai kërkon gjithashtu forcimin e masave për parandalimin»»»

top-channel.tv
Balkanweb 2h

Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një letër urimi nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës. Në mesazhin e tij, Macron i ka përcjellë urimet më të përzemërta presidentes së re, duke shprehur shpresën se zgjedhja e saj do të ndihmojë në rifillimin »»»

balkanweb.com
Top Channel 2h

Kryeministri nuk heq dorë nga dialogu me studentët, përsërit ftesën nga “Sofra e Gurtë”

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë ftesën drejtuar studentëve protestues për t’u ulur në dialog me qeverinë. Përpara godinës së Kryeministrisë është vendosur sërish “Sofra e Gurtë”, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “DIALOG”. Kreu i qeverisë ka ndarë pamjet e sofrës në »»»

top-channel.tv
Shqiptarja 2h

Rama sërish ftesë për dialog protestuesve pavarësisht refuzimeve, ‘sofra e gurtë’ qëndron para kryeministrisë

Ftesën për dialog, kryeministri Edi Rama ia përsëriti protestuesve, edhe këtë të enjte. Në sofrën e betonit para kryeministrisë ai vendosi letra me mbishkrimin “dialog”. "Mirëmëngjes", shkruan kreu i qeverisë duke e shoqëruar me simbolin e flamurit të Shqipërisë. ‘Berisha n’burg’, kreu i PD sulm ‘F»»»

shqiptarja.com
Shqiptarja 2h

Ministri Hoxha në Bundestagun gjerman: Progres-raporti i Komisionit Evropian, pasqyrë e progresit të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me anëtarët e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian të Bundestagut gjerman. Gjatë takimit, Hoxha u ndal në progresin që Shqipëria ka bërë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, të pasqyruar edhe në Raportin e Pr»»»

shqiptarja.com
Telegrafi 2h

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në Elbasan, trupi i 69-vjeçarit nxirret pas disa orësh kërkime

Është gjetur nën rrënojat e godinës trupi i pajetë i 69-vjeçarit Hamit Ibro, i cili rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit të së mërkurës në Elbasan. Trupi i tij u nxor nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura në mëngjesin e kësaj të enjte, pas disa orësh kërkimesh. Shpë»»»

telegrafi.com
Top Channel 3h

Tabelat/ Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

Shqipëria renditet e para ndër vendet europiane për peshën më të lartë të automjeteve me motorë mbi 2,000 kubikë. Sipas të dhënave të Eurostat, rreth 30% e totalit të automjeteve në vend, ose afërsisht 300 mijë mjete, i përkasin kategorisë me fuqi të lartë motorike. Nga totali i automjeteve mbi 2,0»»»

top-channel.tv
Top Channel 3h

Raporti: Shqipëria me taksë karboni zero në BE, çmimi i energjisë arrin 142 euro/MWh

Shqipëria rezultoi me kosto orientuese zero nga Mekanizmi i Rregullimit të Karbonit në Kufij (CBAM) për energjinë elektrike të eksportuar drejt Bashkimit Europian, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor rezultuan me kosto orientuese që arritën deri në 94,5 euro për megavatorë (MWh). Ndërkohë»»»

top-channel.tv