Bajrami kritikon Qeverinë për deficitin tregtar: Kosova importoi 6.35 miliardë euro mallra, ndërsa eksportoi vetëm 960 milionë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për gjendjen e sektorit të prodhimit vendor dhe thellimin e deficitit tregtar, duke thënë se institucionet nuk po bëjnë mjaftueshëm për t’i mbështetur bizneset dhe prodhuesit vendorë. Përmes një posti»»»
Shqiptari që hakoi GTA 6 dënohet me 7 vjet burg, por lirohet menjëherë
Hakeri shqiptar i cili kishte vjedhur 90 video nga loja Grand Theft Auto VI (GTA 6) është dënuar me shtatë vjet burg. Arion Kurtaj, 21-vjeçar nga Oxfordshire, u dënua nga Gjykata e Woolwich në Londër, por u lirua menjëherë, pasi koha që kishte kaluar në paraburgim iu llogarit në dënim. Kurtaj, pjes»»»
Britani e Madhe/ Hakeri shqiptar i GTA 6 del nga burgu, gjykatësi e paralajmëron: Mos e bëj më kurrë
Britani e Madhe - Arion Kurtaj, i njohur për sulmin kibernetik ndaj studios Rockstar Games dhe publikimin e pamjeve të papublikuara të GTA 6, është liruar me kusht pasi ka vuajtur pjesën më të madhe të dënimit të tij prej shtatë vitesh. Kurtaj, tashmë 21 vjeç, u bë i njohur në mbarë botën pas një p»»»
Ismaili: TIPS-K shënon hap të rëndësishëm në modernizimin e sistemit të pagesave në Kosovë
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të lansimit dhe prezantimit të platformës TIPS Clone, të organizuar nga Banka e Italisë në Palazzo Koch, në Romë. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe guvernatorët e bankave qendrore të pesë vendeve pje»»»
(VIDEO) Eurostat: 66.1% e familjeve në Maqedoninë e Veriut nuk kanë femijë
66,1 % e familjeve në RMV në vitin 2025 kanë qenë pa fëmijë, ndërsa vetëm 33,9 % kanë pasur fëmijë, tregojnë të dhënat e Eurostat-it për strukturën e familjeve. Sipas këtyre të dhënave ndryshe nga mesatarja evropiane ku 76,6 %e familjeve nuk kanë fëmijë, në vend përqindja e familjeve me fëmijë ësht»»»
ZKA-ja nis auditimin për planifikimin dhe zbatimin e Programit për Banim Social dhe të Përballueshëm
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës me temën “Planifikimi dhe zbatimi i Programit për Banim Social dhe të Përballueshëm”, për komunën e Pejës, Istogut, Podujevës dhe Gjilanit. Auditimi do të vlerësojë nëse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpun»»»
(VIDEO) Dizeli lirohet për 3.5 denarë, benzinat për 2 denarë
Pas një valë shtrejtimesh të çmimit të derivateve të naftës, ndonëse gradualishtë, të njejtat javëve të fundit kanë marrë kthesë dhe janë ulur për disa denarë. Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur edhe këtë javë uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,28 pë»»»
(VIDEO) Formohet Komiteti Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve
Maqedonia e Veriut po vendos mekanizma të rinj institucionalë për mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësve të mediave, pasi është konstituuar Komiteti Nacional për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve, ndërsa në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë vendosur pika nacionale dhe lokale të kont»»»
(VIDEO) Euroambasadori Rokas: Faza e ardhshme nis me ndryshimet kushtetuese
Mungesa e parashikueshmërisë së mjaftueshme të procesit të mëtejshëm të anëtarësimit dhe të rrugës sonë drejt BE-së, mungesa e një kufiri mjaftueshëm të qartë ndërmjet kritereve për anëtarësim dhe çështjeve politike dypalëshe, si dhe mungesa e garancive të mjaftueshme institucionale se përmbushja e»»»
(VIDEO) 5 vjet nga tragjedia në Bullgari, 45 persona në varr, 20 muaj burg për pronarin
Një natë udhëtimi drejt shtëpisë u kthye në tragjedi. Pesë vjet më parë Maqedonia e Veriut u zgjua nga një tragjedi shumë e rëndë, që tronditi vendin, familjet shqiptare dhe opinionin publik në të gjithë rajonin. Ishte ora 02:00 pas mesnate, më 23 nëntorin e vitit 2021, kur në kilometrin e 31-të të»»»
(VIDEO) Mickoski zotohet për zgjidhje inovative që as Europa nuk e ka
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se subvencionet studentore do të rriten. Ai tha se përveç rritjes së subvencioneve Qeveria po përgatit përfitime shtesë për t’ua lehtësuar financiarisht përditshmërinë studentëve duke paralajmëruar një model të ri të mbështetjes, i cili tha se nuk do të »»»
(VIDEO) Përplasje për bursat, BDI flet për diskriminim, Sulejmani premton bursa sociale
Bashkimi Demokratik për Integrim akuzon se nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 janë për nxënës shqiptarë. Ata kërkojnë përgjegjësi nga VLEN dhe zëvendës ministri i Arsimit Driton Sulejmani për siç thonë këtë përfaqësimin e pabarabart, pasi sipas tyre këto shifra tregojnë se pjesëmarrja e shqiptarëve n»»»
(VIDEO) Eurostat: 66.1% e familjeve në Maqedoninë e Veriut
66,1 % e familjeve në RMV në vitin 2025 kanë qenë pa fëmijë, ndërsa vetëm 33,9 % kanë pasur fëmijë, tregojnë të dhënat e Eurostat-it për strukturën e familjeve. Sipas këtyre të dhënave ndryshe nga mesatarja evropiane ku 76,6 %e familjeve nuk kanë fëmijë, në vend përqindja e familjeve me fëmijë ësht»»»
Ismaili merr pjesë në ceremoninë zyrtare të lansimit dhe prezantimit të platformës TIPS Clone në Romë
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), zAhmet Ismaili, i shoqëruar nga Zëvendësguvernatori Dardan Fusha dhe bashkëpunëtorë, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të prezantimit të platformës TIPS Clone, të organizuar nga Banka e Italisë në Romë. Data e sotme shënon një moment të r»»»
Kosova blen gati 700 milionë euro mallra vetëm për një muaj, deficiti tregtar arrin në 575 milionë euro
Kosova ka importuar mallra në vlerë prej 699,3 milionë eurosh gjatë tetorit 2026, ndërsa eksportet kanë arritur në vetëm 124,2 milionë euro.Sipas raportit të publikuar sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), deficiti tregtar ka arritur në 575,1 milionë euro, duke shënuar rritje prej 8,5% »»»
Haxhiu pret të rinjtë nga Tetova në Kuvend, i inkurajon për angazhim politik
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në sallën plenare të Kuvendit një grup të të rinjve dhe të rejave nga Tetova, të cilët ishin të shoqëruar nga drejtori i Qendrës Kulturore të të Rinjve, Muhamed Mustafa. Në këtë takim, Haxhiu, bashkë me deputetët Fjolla Ujkani dhe Alba»»»
PD kërkon debat në Kuvend për progres-raportin e BE-së, nesër mblidhet Konferenca e Kryetarëve! Opozita: Kontrolli i Parlamentit mbi qeverinë mbetet i dobët
Konferenca e Kryetarëve në Kuvend pritet të mblidhet nesër, në orën 08:30, për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në Parlament mbi progresraportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2026 që u publikua në fillim të nëntorit. Kërkesa është do»»»
“Në çfarë bote po jetojmë?” Për qeverinë studentët “duhen dëgjuar” kur flasin me Ramën, por gjobitur e dhunuar kur protestojnë kundër tij
Kur kryeministri Rama njoftoi befas të shtunën se kishte takuar të rinjtë protestues, pa dhënë asnjë detaj tjetër, shumë pyetje u ngritën vetvetiu. Kë takoi? Cilët studentë protestues? Kush e organizoi takimin? Si u përzgjodhën? Çfarë u diskutua? Për çfarë u fol, për çfarë u ra dakord dhe për çfarë»»»
14-vjeçari grek dyshohet se planifikonte sulm ndaj bashkëmoshatarëve. Kërkoi armë në internet dhe pagoi 100 euro
Detaje shqetësuese kanë dalë në dritë nga hetimi për një 14-vjeçar në Greqi, i cili dyshohet se kishte planifikuar të sulmonte disa bashkëmoshatarë që, sipas pretendimeve të tij, e bullizonin vazhdimisht në shkollë. Sipas raportimeve të mediave greke, mes tyre edhe televizioni STAR, adoleshenti për»»»
“Mes lotësh e përqafimesh”/ Jakup Krasniqi largohet nga banesa, përfundon vizitën katërditore në Kosovë, pritet të rikthehet në Hagë (VIDEO)
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka përfunduar vizitën katërditore në Kosovë dhe pritet të rikthehet gjatë ditës së sotme në Hagë. Vizita e tij u miratua nga Gjykata Speciale për arsye familjare, pas raportimeve se bashkëshortja e tij kishte probleme sh»»»
Ymeri: Kriza energjetike në Kosovë nuk po menaxhohet, por po heshtet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar ashpër menaxhimin e krizës energjetike në Kosovë, duke thënë se qytetarët dhe bizneset po përballen me mungesë të energjisë elektrike dhe furnizim të dobët. Ymeri përmes një psotimi në profilin e saj në rrjetin social ka t»»»
‘Zgjedhorja’, Venecia i përgjigjet Peleshit: Dy ekspertë në Tiranë më 25 nëntor! Kërkohet ekspertizë për ligjin për financimin e partive
Komisioni i Venecias i është përgjigjur ftesës së kryeparlamentarit Niko Peleshi dhe më 25 nëntor do të sjellin në Tiranë dy ekspertë për një vizitë pune në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore. PS-ja dhe PD-ja, të rikthyera në tryezë pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, kanë rënë dakord t’i k»»»
VIDEO/ Moti i keq shkakton probleme dhe në kryeqytet, era e fortë rrëzon pemën në mes të rrugës
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut të ditës së sotme kanë përfshirë edhe kryeqytetin. Në pamjet e siguaruara nga Top Channel, vërehet një pemë e rrëzuar në mes të rrugës pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Reshjet e shiut kanë qene prezentë gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin duke shkakt»»»
Raketat ruse në Poloni, zëdhënësi i NATO-s: Çështja do të diskutohet në mbledhjen e rregullt të Aleancës në Bruksel, nuk do të ketë takim të posaçëm
Përfaqësuesit e 32 vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë shkeljet e fundit të hapësirës ajrore polake nga Rusia në Bruksel më 23 nëntor. Një zëdhënës tha se nuk është thirrur asnjë takim i posaçëm për këtë qëllim, që do të thotë se diskutimet mbi shkeljet e hapësirës ajrore po mbahen brenda ko»»»
126 vite burg për 30 shqiptarë në Britaninë e Madhe brenda një muaji, The Sun: Trafikantët e drogës rekrutohen përmes TikTok-ut
Tridhjetë shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës janë dënuar me burg në Mbretërinë e Bashkuar vetëm brenda një muaji, raporton The Sun. Ata u dënuan në muajin shtator me një total prej 126 vitesh burg për vepra penale që lidhen me drogat e klasit A, duke i kushtuar taksapaguesve gjithsej 7.9 m»»»
Bizneset kërkojnë mbështetjen e Qeverisë përballë reduktimeve të rrymës dhe shtrenjtimit të prodhimit
Bizneset prodhuese në Kosovë po përballen me reduktime të shpeshta të energjisë elektrike dhe rritje të kostove të prodhimit, të cilat po ndikojnë në proceset e punës, shkaktojnë humbje dhe vështirësojnë konkurrueshmërinë e tyre në treg, raporton Ekonomia Online. Përfaqësues të kompanive prodhuese »»»
Ramadani për masat emergjente të energjisë: Qeveria duhet të sigurojë furnizim pa reduktime dhe pa rritje të faturave
Seanca e Kuvendit, e cila u shoqërua edhe me ndërprerje të energjisë elektrike, ishte edhe seanca kur deputetët miratuan masat emergjente për furnizimin me rrymë. Për këtë vendim deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka kritikuar politikat energjetike të Qeverisë Kurti, duke thënë se Kosova është bër»»»
GTA VI çmend botën/ Rekord historik prej 3.79 miliardë dollarësh që ditën e parë, fansat pushtojnë rrjetet sociale
Grand Theft Auto VI është pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm në të gjithë botën. Pas 13 vitesh pritjeje që nga GTA V, lançimi i tij më është kthyer në një prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e industrisë së videolojërave. Duket se GTA VI ka përmbushur pritshëmritë e fansave dhe është pozic»»»
'Ish krerët e UÇK u dënuan me 81 vjet burg', analiza: Sa larg mund të shkojë dora e shtetit Kosovës në Hagë?
Katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përgatiten për një tjetër betejë juridike në Hagë - këtë herë për të kundërshtuar aktgjykimin që i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte. Në këtë përpjekje, ata pritet të kenë edhe mbështetjen e institucioneve më të larta të Kosov»»»
Veliaj firmosi nga qelia shkarkimin e drejtoreshës së çerdheve dhe kopshteve në Tiranë, Braçe: Kthejeni pas vendimin, është i padrejtë (VIDEO)
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas shkarkimit të Zhaneta Beqirit nga drejtimi i Shërbimit Publik të Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, duke e cilësuar këtë vendim si të padrejtë dhe të dëmshëm për një shërbim që, sipas tij, është kthyer në një model suksesi për kryeqytetin. Në një postim »»»
“Biznesi nuk udhëhiqet nga patriotizmi ekonomik”, Muhaxheri: Shqipëria po shihet si rrezik më i vogël për investime se Kosova
Njohësi i çështjeve ekonomike, Arton Muhaxheri, përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar se bizneset kosovare që po investojnë në Shqipëri nuk po orientohen drejt këtij tregu vetëm për shkak të mundësive ekonomike, por edhe për shkak të vështirësive me të cilat përballen në Kosovë. Muhaxheri ka»»»
63 vite nga vrasja e John F. Kennedy-t, një prej ngjarjeve që tronditi historinë e SHBA-së
Sot shënohen 63 vite nga vrasja e presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Fitzgerald Kennedy, një ngjarje që tronditi jo vetëm Amerikën, por edhe mbarë botën. Kennedy u vra më 22 nëntor 1963, në Dallas të Teksasit, gjatë një vizite zyrtare, ndërsa udhëtonte me një autokolonë»»»
Meksikë/ 2,000 emigrantë udhëtojnë drejt SHBA-së! Shpresë për lehtësimin e politikave migracionit pas zgjedhjeve të mes mandatit (VIDEO)
Një karvan prej rreth 2.000 emigrantësh po përshkon jugun e Meksikës në drejtim të veriut, me shpresën se rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara mund t’u ofrojnë mundësi të reja për të arritur në këtë vend. Në një pikë kontrolli në autostradë në Chiapas, shteti më jugor»»»
Teknologjia po na “mëson” të mos lexojmë
Nga Ardi Stefa Sot mund të marrim një informacion brenda pak sekondash, të dëgjojmë një përmbledhje të një romani në tri minuta, të njohim një autor përmes një videoje dhjetëminutëshe dhe të marrim një analizë letrare pa hapur asnjë libër. Teknologjia na ka vënë në dispozicion mundësi të jashtëzako»»»
(VIDEO) 118 vjet nga unifikimi i Alfabetit shqip
118 më parë, më 22 Nëntor 1908, në Manastir u bashkuan shqiptarët nga gjitha trevat duke përfunduar punimet dhe duke vendosur për alfabetin e përbashkët me 36 shkronja që përdoret edhe sot. 50 delegantë nga 26 qytetet dhe shoqata shqiptare si dhe 18 vëzhgues u drejtuan nga Mithat Frashëri, me nënkr»»»
(VIDEO) Rama: Shqipëria kurrë nuk do ta pengojmë RMV-në në hapat drejt BE-së
Shqipëria nuk bëhet kurrë pengesë për antarsimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, në pyetjen në lidhje me deklaratat e tij për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut në një televizion bullgar para disa ditësh. Ai u shpreh se asnjëher»»»
(VIDEO) Gjermania përgjysmon kuotën për punëtorët në Ballkani
Qeveria gjermane ka miratuar një rregullore me të cilën kuota vjetore për punëtorët nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, nga 1 janari i vitit 2027 do të ulet nga 50 mijë në 25 mijë. Propozimi është përgatitur nga Ministria gjermane e Punës dhe Çësht»»»
(VIDEO) Krerët e Qeverisë dhe partive politike urojnë ditën e Alfabetit
Ditën e Alfabetit shqip e kujtuan dhe uruan krerët e shtetit dhe përfaqësuesit politik. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u ka përcjellë urime pjesëtarëve të komunitetit shqiptar duke theksuar se gjuha është themeli i identitetit kombëtar dhe i kujtesës kolektive të një populli. Gordana SIlja»»»
(VIDEO) Qafë Thana do të kalohet vetëm me një kontroll- “Beso dhe Kontrollo”
Sot u përurua sistemi “One Stop Shop” në Qafthanë, nga kryeministrat e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe ai i Shqipërisë Edi Rama. Kryeministri Mickoski fjalimin e nisi duke uruar Ditën e Alfabetit dhe shtoi se sistemi “One stop shop do të lehtësojë lëvizjen dhe ndërlidhjen mes dy vendeve»»»
U dënua për trafik droge në Britani, 37 vjeçari shqiptar kërkon t'i shpëtojë dëbimit: E dashura ime vuan nga ankthi dhe depresioni, ka nevojë për mua
Një shqiptar i dënuar për drogë në Britaninë e Madhe ka tentuar të shmangë dëbimin drejt Shqipërisë, duke argumentuar se e dashura e tij vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka nevojë për mbështetjen e tij. Por gjykata britanike nuk e ka pranuar këtë argument, duke vlerësuar se çifti mund të j»»»
Ilir Meta akuza qeverisë për buxhetin 2027: Mashtrim publik, po fryjnë shifrën e buxhetit duke e llogaritur në euro
Ilir Meta ka akuzuar sot nga qelia qeverinë Rama për mashtrim me buxhetin e vitit 2027, duke vënë në dyshim shifrën prej 10 miliardë eurosh që mazhoranca e cilëson si “buxhet historik”. Në një postim në Facebook, Meta thekson se euro ka zbritur në 89 lekë, ndërsa qeveria e ka përllogaritur buxhetin»»»
Në 1 muaj në Angli 30 shqiptarë të dënuar për shitje droge, The Sun: Rekrutohen përmes reklamave në Tik Tok, rroga 2100 paund në javë
30 trafikantë shqiptarë droge janë burgosur në Mbretërinë e Bashkuar vetëm brenda një muaji. Sipas artikullit të The Sun të cilit i referohet Top Channel, ata u dënuan me gjithsej 126 vjet burg për vepra penale të Klasit A në shtator, duke u kushtuar taksapaguesve një total prej 7.9 milionë paund»»»
Kosova ndan mbi 82 milionë euro për skemat sociale në tetor, ja kush përfitoi më së shumti
Mbi 82.9 milionë euro janë ndarë për skemat e mirëqenies sociale në Kosovë gjatë muajit tetor 2026, duke mbështetur pensionistët, familjet në nevojë, veteranët, fëmijët dhe kategoritë e tjera përfituese. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë këtij muaji janë regjistr»»»
Ulja e TVSH-së në 6% për 54 produkte të shportës/ Rama: Kapitalizmi është kafshë e egër që s’bëhet lepur, Qeveria duhet të ndërhyjë për zbutjen e hendekut! Kontrolle të shtuara bizneseve
Në podkastin e tij ‘Flasim’, kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për Paketën Fiskale 2027 dhe konkretisht për uljen në 6% të TVSH-së për 54 produkte të shportës. Rama tha gjatë fjalës së tij se e rëndësishme është që kjo ulje e çmimeve të reflektohet edhe në praktikë. Kryeministri kërkoi p»»»
Dita e Alfabetit, Rama: Gjuha shqipe - kujtesa e kombit dhe fryma e së ardhmes
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e cila shënohet më 22 nëntor. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, të shoqëruar me një video, Rama ka uruar qytetarët për këtë ditë të veçantë, duke vënë në pah rëndësinë e »»»
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Rama: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa e kombit tonë! Vendimi që mori Kongresi i Manastirit në vitin 1908 (VIDEO)
Sot, më 22 nëntor, është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e cila festohet çdo vit për të përkujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve: Kongresin e Manastirit, mbajtur nga 14 deri më 22 nëntor 1908. Kjo ditë përfaqëson momentin e unifikimit kult»»»
Ekonomistët: Inflacioni prej 7.1% po rëndon jetën e qytetarëve, institucionet të ndërmarrin masa për uljen e çmimeve
Ekspertët ekonomikë kanë vlerësuar se inflacioni prej 7.1 për qind në Kosovë po rëndon veçanërisht qytetarët me të ardhura të ulëta, duke kërkuar nga institucionet ndërmarrjen e masave për zbutjen e ndikimit të tij në jetesën e qytetarëve dhe në ekonominë e vendit. Ata kanë identifikuar varësinë e »»»
Kosova, Rusia, Bashkimi Evropian, cila është politika e jashtme e Listës Studentore?
As më shumë se një muaj pas fitores bindëse në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, nuk dihet shumë për politikën e jashtme të Listës Studentore. Qeveria e re nuk është formuar ende dhe emrat e ministrave të ardhshëm të Punëve të Jashtme dhe të Integrimit Evropian nuk dihen. Për momentin, e vetmja»»»
Video/ Njerëzit vrapojnë të tmerruar, pamje nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit në Peru, 15 persona të lënduar
Një tërmet me magnitudë 6.7 ka goditur Perunë qendrore mbrëmjen e së premtes, duke plagosur të paktën 15 persona dhe duke shkaktuar dëme në dhjetëra banesa. Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të vendit, përfshirë kryeqytetin Lima, ku banorët kanë dalë në rrugë nga frika e pasgoditjeve. Sipas Instit»»»
(VIDEO) Presidenti Begaj: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka shqiptari!
Në kuadër të Ditës së Alfabetit, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinj nga treva të ndryshme shqiptare, të angazhuar në nismën “Fol Shqip”, me të cilët diskutoi për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit për çështjet që i»»»